Nait Hasani flet, Gani Dreshaj bën lëvizje të çuditshme të kokës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nait Hasani flet, Gani Dreshaj bën lëvizje të çuditshme të kokës

11:29 | 03 Shkurt 2019

Në seancën e gjatë të djeshme, edhe Nait Hasani mbajti një fjalim.

Ky fjalim po i dukej qesharak deputetit Gani Dreshajt. Në këtë mënyrë, deputeti i AAK’së, dje shfaqi edhe një talent, atë të gjestikulacionit.

Derisa Hasani në cilësinë deputetit po kërkonte që një amendament për një projekt për një rrugë e cila qonte në Pashtrik tek varrezat e dëshmorëve të ndryshohej dhe të votohej si i tillë, në të kundërtën do të mbeste në gjysmë dhe qytetarët nuk do të mund të shkonin për vizitë tek varrezat, Dreshaj qeshte.

“…kërkoj që amendamenti të votohet dhe të mundësojë që të gjithë familjarëve dhe një histori të luftës sonë pikërisht atje ku kanë ra 41 dëshmorë. Votojeni amendamentin dhe mundësojani familjarëve vizitën atje”, ka thënë Hasani gjatë seancës së Kuvendit.

E derisa Hasani fliste për varrezat, Dreshaj i AAK’së që gjendje një ulëse prapa tij bënte mimika të fytyrës duke iu dukur banal fjalimi i kolegut të tij deputet.

Ndiqeni videon e mëposhtme:

Komento: