Nait Hasani i fton qytetarët që të protestojnë për bllokadën në kuvend

12:26 | 29 Maj 2025
nait-hasani-i-fton-qytetaret-qe-te-protestojne-per-bllokaden-ne-kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se PDK-ja po pret vendimin e Gjyaktës Kushtetuese në lidhje me formën e votimit.

Derisa u pyet për bisedat që ka zhvilluar me Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes ditë më parë.

“Ka qenë pjesa e organizmit për përvjetorin e burgut të Dubravës, ka qenë pikërisht për çështjen e burgut, krimin që është bërë në burgun e Durbavës, ka qenë një manifestim i cili nuk duhet të trajtohet bashkë, ai kalon të gjitha përmasat e partive politike , është një ndjenjë kombëtare”, tha Hasani.

Sa i përket bllokadës në Kuvendin e Kosovës ai ftoi qytetarët që të protestojnë.

“Unë kisha pas dëshirë që të gjithë qytetarët të mblidhen pranë Kuvendit ta bëjnë protestën dhe t’’i detyrojnë deputetët ta bëjnë një zgjidhje.” , tha ai.

Komento: