Nait Hasani: Kosova dhe Shqipëria duhet të përqafojnë ideologjinë e bashkimit kombëtar

11:08 | 28 November 2024
nait-hasani:-kosova-dhe-shqiperia-duhet-te-perqafojne-ideologjine-e-bashkimit-kombetar


Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka theksuar rëndësinë e lidhjeve politike mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke deklaruar se ato duhet të shkojnë në frymën e bashkimit.

”Mardhëniet politike duhet të shkojnë në frymën e bashkimit’’, thotë ai për FrontOnline.

Ai e përshkroi çështjen e bashkimit kombëtar si një ide që duhet të përvetësohet dhe të ngulitet thellë në mendjet e qytetarëve, përfshirë edhe në arsim.

“Çështja e bashkimit kombëtar është çështje e idesë që duhet marrë seriozisht. Duhet ngulitet nëpër kokë dhe mësohet edhe nëpër shkolla,” tha Hasani.

Ai tha, megjithëse në rrethana politike jemi dy shtete, është e rëndësishme të festohen të dyja ditët kombëtare dhe të shtetit.

Sipas tij, ideja e bashkimit është shumë e dashur për çdo shqiptar, por, siç e theksoi, Kosova është e monitoruar nga faktorë ndërkombëtarë.

 “Faktorët ndërkombëtarë kanë përcaktuar një kushtetutë që ka një nen që thotë se nuk duhet të ketë bashkim me Shqipërinë dhe as me Serbinë, si shtet i pavarur,” përfundoi Hasani.

Ai apeloi që përpjekjet për bashkëpunim dhe integrim të vazhdojnë, duke ruajtur identitetin e çdo kombi./FrontOnline/

 

Komento: