Napoli befason Italinë, 50 milionë euro për këtë lojtar

13:26 | 15 Qershor 2019

Napoli është shumë pranë marrëveshjes me Hirving Lozano.

Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzio, reprezentuesit të Meksikës i është dhënë drita e gjelbër për largimin nga Holanda.

Napoli do të ofrojë rreth 50 milionë euro, përfshirë bonuse varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është shumë optimist për transferimin e lojtarit, megjithëse akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.
Mbetet të shihet nëse Napoli do t’ia dal të mbyll marrëveshjen me yllin meksikan, i cili tërhoqi vëmendje të madhe me paraqitjet e tij në Kupën e Botës.

Komento: