Napoli e do Rrahmanin, pritet marrëveshja deri në vitin 2027

09:36 | 20 October 2022

Rrahmani te Napoli deri në vitin 2027, klubi pritet ta njoftojë së shpejti marrëveshjen.

Amir Rrahmani, do të jetë pjesë e Napolit edhe për disa sezone të tjera, pasi është arritur marrëveshje mes tij dhe klubit.

Mediumet në Itali kanë raportuar të mërkurën se Rrahmani tashmë ka arritur marrëveshje personale me Napolin për rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Me rinovimin e kontratës, që pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji, Rrahmani do të jetë pjesë e Napolit deri në verën e vitit 2027.

Ai do të ketë pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh, pasi vlerësohet ndër lojtarët kryesorë të ekipit.

28-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2020. Rrahmani aktualisht është i lënduar, ndërsa deri më tani ka regjistruar 11 paraqitje me fanellën e Napolit në të gjitha garat.

Komento: