
Ndeshja ndërmjet Juvenutsi dhe Napolit që ishte vendosur në tavolinë në favor të “Zonjës së Vjetër” me rezultatin zyrtar 3:0, do të zhvillohet.
Napoli ka arritur të fitojë rastin pas ankesës së fundit në Komitetin Olimpik të Italisë, pasi dy ankesa i ishin refuzuar.
Ndeshja ishte planifikuar të luhej me 4 tetor në Torino, por Napoli nuk kishte udhëtuar për shkak të rasteve që kishte me koronavirus në ekip, ku disa lojtarë kishin rezultuar pozitivë.
Më pas, u vendos që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Juventusit dhe Napoli u dënua me heqjen e një pike.
Mirëpo, me vendimin e fundit, Juventusit do ti hiqen 3 pikë, kurse Napolit do ti kthehet një pikë që ishte penalizuar.