Napoli e konfirmon se ylli i skuadrës së rezultuar negativ për Covid-19

19:30 | 22 Janar 2021

Napoli konfirmon, Osimhen ka rezultuar negativ për Covid-19.

Napoli ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi, Victor Osimhen ka rezultuar negativisht për COVID-19 dhe duhet të rinisë stërvitjen.

Napoli, njoftoi se sulmuesi nigerian mori një rezultat negativ nga testi i fundit dhe sipas “Sky Sport Italia”, thuhet që 22 vjeçari, i cili ka qenë jashtë me një dëmtim në shpatull që nga ndeshja me Kombëtaren nigeriane, do të fillojë të stërvitet nesër.

Ish sulmuesi i Lilles ka qenë jashtë pasi ai pësoi një dëmtim në shpatull kur Nigeria luajti kundër Sierra Leones dhe nuk ka luajtur për napoletanët që kur shënoi kundër Bolonjës në 8 nëntor 2020.

Ai shkaktoi polemika të shumta në Itali kur doli pozitiv për COVID-19 kur u kthye nga pushimet e Krishtlindjeve, ku u pa se nuk kishte respektuar asnjë protokoll kundër COVID-19 dhe u kritikua nga mediat por edhe nga Gattuso i cili i dha një dënim, por që tani ka dalë negativ dhe mund të kthehet në stërvitje.

Komento: