Napoli fiton ndaj Atalantas

20:14 | 25 Nëntor 2023

Napoli është kthyer te fitorja në Serie A me trajnerin e ri, Walter Mazzarri.

Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan sonte në udhëtim ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Gewiss Stadium” përfundoi me rezultatin 1:2.

Khvicha Kvaratskhelia (44’) dhe Elif Elmas (79’) shënuan golat e fitores për napolitanët.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Ademola Lookman (53’).

Te Napoli tërë ndeshjen e luajti Amir Rrahmani, ashtu si edhe Berat Gjimshiti te Atalanta.

Napoli pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe renditet i treti në tabelë.

Atalanta është e gjashta me katër pikë më pak.

Komento: