Napoli fiton ndaj Milanit, merr kryesinë e tabelës në Seria A

23:01 | 18 September 2022

Derbi italian i ka takuar Napolit.

Napoli ka shënuar fitore në derbin ndaj Milanit, të vlefshëm për javën e shtatë në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “San Siro”, ka përfunduar me rezultatin 1:2.

Matteo Politano shënoi fillimisht për mysafirët në minutën e 55-të, pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë.

“Rossonerët” barazuan rezultatin pas 14-të minutave, falë golit të shënuar nga Olivier Giroud.

Megjithatë, napolitanët shënuan sërish në minutën e 78-të, me Giovanni Simeone që shënoi për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.

Napoli pas kësaj fitore ka 17 pikë dhe është lider në tabelë, por me pikë të barabarta me Atalantan.

Kurse, Milani tani renditet i pesti me 14 pikë – aq sa ka edhe Lazio një pozitë më lartë.

Komento: