Napoli e ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së parë sezonale në Ligën e Kampionëve kundër Bragës në udhëtim.
Kampioni italian do të mundë të llogarisë në Amir Rrahmanin e rikthyer pas një lodhjeje muskulore që e kishte pësuar në ndeshjen e Kosovës me Rumaninë.
Qendërmbrojtësi koosvar mungoi në sfidën e fundit të napolitanëve ndaj Genoas dhe mungesa e tij në skuadrën e Rudi Garcias u ndie pasi Napoli i pësoi dy gola.
Gjithsesi, duket se tashmë Rrahmani ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Veronës është gati për ta marrë vendin e tij në qendrën e mbrojtjes dhe për ta udhëhequr skuadrën drejt një rezultati pozitiv ndaj Bragës në Portugali.