Napoli fiton ndeshjen e parë të sezonit, nuk ka minuta për Rrahmanin.
Napoli e ka nisur sezonin e ri me fitore.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka mposhtur Parman në udhëtim me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.
Epërsinë për napolitanët e fitoi Dries Mertens, atëherë kur luhej minuta e 63’ e takimit.
Kjo epërsi u dyfishua nga goli i Lorenzo Insigne, i cili erdhi në minutën e 77’.
Në këtë ndeshje minuta nuk pati për qendërmbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, pasi Gattuso startoi me Koulibaly-Manolas në mbrojtje.
Napoli kështu numëron tri pikët e para, kurse Parma e nis me humbje.