Napoli i ka shkaktuar debakël Interit sonte.
Napoli i jep një “dush të ftohtë” Interit në kampionat duke e turppëruar në shifrat 4-1 në “San Paolo”. Skuadra e Ancelottit edhe pse nuk ka objektiva në këtë fund sezoni, ka arritur që të mundë thellë zikaltrit.
Në minutëne 16-të, Zielinski lëshoi një bombë nga 30 metra duke e dërguar topin në trekëndësh, atje ku Handanovic nuk kishte asnjë shans reagimi.
Në fillimin e pjesës së dytë, të kaltrit shënuan golin e dytë. Callejon dhuron një pasim magjik në zonë për Dries Mertens, i cili edhe pse është shtatshkurtër ka arritur që të mposhtë portierin Handanovic me kokë. Napoli nuk kënaqet me ka, pasi Fabian Ruiz do të shënonte dy gola brenda 7 minutave.
Mauro Icardi shënoi një gol sa për statistika nga pika e bardhë 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt.