Mbyllet pa fitues derbi mes Napolit dhe Milanit.
Nuk ka fitues në derbin e javës në Serie A mes Napolit dhe Milanit.
Kampioni në fuqi i Italisë arriti një pikë, pasi ishte duke humbur 0:2 nga Milani.
Giroud realizoi dy herë në pjesën e parë për epërsinë që fillimisht u duk komode për kuqezinjtë.
Francezi kaloi mysafirët në epërsi n minutën e 22-të, para se të dyfishonte nëntë minuta më pas.
E ne pjesën e dytë, Napoli “ndezi motorët”, shkruan Gazeta Express.
Fillimisht Politano ngushtoi epërsinë në minutën e 50-të të ndeshjes.
Në të 63-tën, Raspadori realizoi për barazimin e rezultatit, që në fund doli të ishte edhe epilogu i këtij takimi.
Tani, Milan gjendet në vendin tretë me 22 pikë, një më pak se Juventusi dhe tri më pak se Interi.
Në anën tjetër, Napoli është në pozitën e katërt me 18 pikë të grumbulluara.