Napoli po interesohet për yllin e skuadrës së Barcelonës.
Merkatoja e verës po afron dhe skuadrat kanë filluar të bëjnë planet e tyre.
Skuadra e Napolit është duke menduar për përforcime në mbrojtje, edhe pasi kanë nënshkruar me Amir Rrahmanin.
Tani, skuadra italiane është duke menduar për krahët e mbrojtjes, dhe në listën e dëshirave ka përfunduar një anëtar i Barcelonës, i cili luan si i huazuar te Getafe.
Sipas ‘Calciomercato’, Marc Cucurella është dëshira e madhe e Napolit, transmeton lajmi.net. Aurelio De Laurentiis thuhet se telefonon presidentin e Getafe çdo tri ditë.
Getafe ka një opsion për ta blerë kartonin e Cucurella për 6 milionë euro, por Barca do të fitojë pastaj 40% të shumës nga shitja e radhës.
Me Faouzi Ghoulam që është drejt largimit nga Napoli, Cucurella shihet si opsioni më i mirë për krahun e majtë të mbrojtjes së napolitanëve.