Napoli me kërkesë zyrtare për ndeshjen kundër Juventusit

13:17 | 04 October 2020

Napoli kërkon zyrtarisht që ndeshja kundër Juventusit të shtyhet.

Napoli ka kërkuar zyrtarisht që ndeshje e sotme kundër Juventusit në Serie A të shtyhet, për shkak se ekipi nuk mund të udhëtojë drejt Torinos sepse druhet se mund ta shkelë ligjin e koronavirusit.

Napoli e ka njoftuar ligën elitare italiane, Serie A, Federatën e Futbollit të Italisë dhe Juventusin se nuk është në gjendje të udhëtojë drejt Torinos, transmeton Gazeta Express.

Mattia Grassani, njëri prej avokatëve të Napolit ka thënë për Gazzetta dello Sport: “Sipas disa dokumenteve dhe komunikimeve mes autoriteteve lokale shëndetësore dhe Regione Campania, lojtarëve u kërkohet të mos largohen nga shtëpitë e veta. Ne e kemi njoftuar Lega Serie A, FIGC dhe Juventusin se ekipi nuk është në gjendje të niset drejt Torinos për shkak se do të kryente shkelje kriminale”.

Ndërkohë, Juventusi e bëri të qartë mbrëmë se do t’i nxjerrë lojtarët e vet në fushë në Allianz Stadium për këtë ndeshje, e cila është e planifikuar të nisë në orën 20:45.

Mëngjesin e sotëm, trajneri Andrea Pirlo i ka urdhëruar lojtarët e vet të stërvitin normal

Komento: