Napoli merr lajmin e keq para ndeshjes me Milanin

15:48 | 31 Mars 2023

Skuadra e Napolit do të jetë e hendikepuar në derbin kundër Milanit, që zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Diego Maradona”.

Sulmuesi kryesor i Napolit, nigeriani Victor Osimhen nuk do të luajë në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës së majtë.

Ai lëndimin e ka marrë pas kthimit në ekip nga grumbullimi që e pati me Përfaqësuesen e Nigerisë.

Mungesën e Osimhenit, e ka konfirmuar edhe Napoli të premten. Osimhen është golashënuesi më i mirë në Serie A, ku ka shënuar 21 gola në 24 paraqitje.

Mungesën e tij ndaj Milanit, do ta mbulojë argjentinasi Giovanni Simeone.

Dueli mes Napolit e Milanit, luhet të dielën prej orës 20:45.

Napoli është lider në Serie A me 71 pikë të mbledhura pas 27 xhirove, ndërsa Milani zë vendin e katërt me 48 pikë.

Komento: