Napoli merr lajmin e mirë për Amir Rrahmanin

19:05 | 22 December 2022

Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi.

Futbollisti kosovar, Amir Rrahmani është rikther nga lëndimi, dhe së fundmi ai ka zhvilluar stërvitjen e plotë me skuadrën e Napolit.

Kapiteni i Kosovës iahre jashtë fushave që nga muaji tetor, pasi pësoi një dëmtim në tendinë në ndeshjen kundë Cremoneses, shkruan IndeksOnline.

Rrahmani kishte paraqitje të mira në fillim të sezonit duke u bërë mbrojtësi më i besuar i trajnerit Luciano Spaleti.

28 vjeçari pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Interit, e cila zhvillohet me 4 janar të vitit të ardhshëm.

Komento: