Napoli ka marrë një super-lajm para takimit me Milanin.
Luciano Spalletti ka marrë një lajm të mirë pasi që Hirving Lozano është rikuperuar në kohë për ndeshjen kryesore të kësaj jave në Serie A, atë të Milan -Napoli.
Sulmuesi meksikani 27 vjeçar nuk arriti që të paraqitet me skuadrën në fitoren e tyre në Ligën e Kampionëve kundër Rangers për shkak të një gripi që i përsëritej atij, duke detyruar Spallettin që të luajë me Mateo Politanon në vend të tij.
Siç thekson Calciomercato.com, Lozano është rikthyer në fushë gjatë sesionit stërvitor sot dhe duket së është rikuperuar nga sëmundja e tij, duke e vënë atë në garë për ndeshjen kundër Milanit, një ndeshje që mund të jetë çelës për garë për titull këtë sezon.
Spalletti tani do të vendos që të luajë me meksikanin apo Politanon kundër Kuqezinjve.