
Napoli, ka vendosur kundër nënshkrimit të plotë të mbrojtësit të Manchester United, Axel Tuanzebe, zbulon Calciomercato.
24-vjeçari u transferua në stadiumin Diego Armando Maradona si huazim në janar, por që atëherë është kufizuar në vetëm një paraqitje në Serie A, përcjell ORAinfo.

Tuanzebe do të kthehet në Old Trafford në fund të sezonit, ku ka ende kontratë deri në vitin 2023./ORAinfo/