Napoli-Milan, befasi e madhe në formacione

21:53 | 05 Mars 2022

AC Milan, do të përballet me Napolin në stadiumin Maradona të dielën. Pioli është ende në kërkim të fitores së parë ndaj Spallettit.

Napoli – Milan do të jetë ndeshja e madhe e javës së 28 të Serisë A. Një përballje e drejtpërdrejtë mes dy klubeve që synojnë të fitojnë Scudetton këtë sezon dhe aktualisht janë në vendin e dytë me 57 pikë secila, përcjell ORAinfo.

Kuqezinjtë nuk kanë arritur të fitojnë në tre ndeshjet e fundit, ndërsa Partenopei ishin fitimtarë në ndeshjen e parë.

Napoli – Milan nuk është i rëndësishëm vetëm për shpresat e skudetos së kuqezinjve por edhe për Stefano Piolin në planin personal.

Trajneri i Milanit nuk ka fituar kurrë ndaj kolegut të tij Luciano Spalletti. Për ndeshjen ndaj Napolit, Pioli do të ketë sërish nën urdhrat e tij Tonalin dhe Ibrahimovicin ndërsa Romagnoli është i dëmtuar.

Pierre Kalulu do të zëvendësojë kapitenin italian së bashku me Fiakyo Tomori. Theo Hernandez do të luajë në të majtë me Davide Calabria duke plotësuar katërshen e mbrojtjes.

Pioli do të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në mesfushor. Sandro Tonali dhe Ismael Bennacer do të formojnë dyshen qendrore. Franck Kessie do të zhvendoset përpara në rolin e mesfushorit sulmues. Eksperimenti rezultoi një dështim total kur u provua për herë të parë, por Pioli do ta përsërisë atë me shpresën për rezultate më të mira.

Alexis Saelemaekers do të rikthehet për të luajtur në krahun e djathtë me Rafael Leao në krahun e kundërt. Pavarësisht disponueshmërisë së Zlatan Ibrahimovic, do të jetë Olivier Giroud që të drejtojë sulmin. Sulmuesi francez është ende në kërkim të golit të parë larg San Siros.

NAPOLI formacioni i mundshëm XI (4-2-3-1): Ospina, Mario Rui. Koulibaly, Rrahmani, Di Lorenzo, Fabian Ruiz, Lobotka, Zielinski, Politano, Insigne, Osimhen.

AC MILAN Formacioni i mundshme (4-2-3-1): Maignan, Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez, Tonali, Bennacer, Kessie, Leao, Saelemaekers, Giroud. /ORAinfo/

Komento: