Napoli – Milan, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A.
Napoli dhe Milani do të ndeshen mes vete në Stadio Diego Armando Maradona në kuadër të javës së 28-të të Serie A për të parën nga tre takimet e planifikuara gjatë 17 ditëve të ardhshme.
Luciano Spalletti do të jetë në këtë ndeshje pa yllin kryesor të skuadrës, Victor Osimhen, i cili mori një dëmtim në kofshë ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Nigerinë javën e kaluar.
Giovanni Simeone pritet të udhëheqë vijën e sulmit për Napolin në vend të golashënuesit më të mirë në Serie A këtë sezon.
Mathias Olivera gjithashtu nuk do të jetë pjesë e skuadrës për shkak të sëmundjes dhe do të zëvendësohet nga Mario Rui në krahun e majtë.
Ndërkohë, Stefano Pioli është sugjeruar të ndryshojë formën e skuadrës së Milanit dhe pritet që ndaj Napolit ta kthej mbrojtjen me katër pas lëndimit të Pierre Kalulu.
Simon Kjaer pritet të startoj në mungesë të francezit, me Davide Calabria që do të luajë si mbrojtës i djathtë.
Theo Hernandez gjithashtu do të kthehet në vend të Fode Ballo-Toure, pasi u shërua nga një periudhë gripi, e cila e përjashtoi atë nga ndeshja më e fundit e kuqezinjve kundër Udineses.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski; Politano, Simeone, Kvaratskhelia.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer; Diaz, Salemamaekers, Leao; Giroud.