
Napoli triumfon ndaj Juves.
Napoli ka mposhtur Juventusin në “Diego Armando Maradona Stadium”.
Napoli ka dalë triumfues në duelin ndaj Juventusit, në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A, transmeton lajmi.net.
Protagonisti kryesor i pjesës së parë, ishte padyshim, Amir Rrahmani i cili u gjend në zonë në min (30’) ku priste një krosim dhe u faulua nga Giorgio Chiellini.
Pas incidentit, gjyqtari shkoi tek ekrani, ku video-asistentët e përsëritën ngjarjen dhe ai vendosi për të dhuruar penalti në favor të Napolit, pasi e cilësoi ndërhyrjen e Chiellinit në Rrahmanin si të palejueshme.
Chiellini nuk u ndëshkua por penaltia u dhurua. Ishte kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne, i cili konvertoi penaltinë në gol në min (31′).
Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e Napolit.
Pjesa e dytë solli një Juventus më agresiv, “Bianconerët” bënë presion gjatë tërë kohës por në mbrojtje ishin vendimtarë në disa raste portieri Meret dhe Rrahmani në ajër ishte i shkëlqyeshëm.
Chiesa pati një rast të mire kah fundi I ndeshjes, por që Meret reagoi shkëlqyeshëm.
Goli i Insignes doli të jetë vendimtar, italiani njëkohësisht shënoi golin e 100-të në fanellën e Napolit.
Tani, Napoli ka 40 pikë dhe ngjitet në pozitën e katërt, një më pak se Juventus I cili është në pozitën e tretë me 42 pikë total.