Napoli i kthehet fitores, mposht Sampdorian.
Pas humbjes ndaj Interit javën e kaluar, skuadra e Napolit është rikthyer te fitorja në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, të udhëhequrit e Luciano Spallettit shënoi fitore në udhëtim kundër Sampdorias – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Luigi Ferraris” përfundoi me rezultatin 0:2.
Victor Osimhen (19’) dhe Elif Elmas (82’ – nga penalltia) shënuan në fitoren e mysafirëve.
Te napolitanët sonte Amir Rrahmani hyri si zëvendësues në pjesën e dytë.
Napoli pas kësaj fitore ka 44 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me shtatë pikë më shumë se Juventusi, që renditet i dyti.
Sampdoria ndodhet në pozitën e 18-të me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.