Franck Kessie nuk e ka të sigurt qëndrimin në Milan për sezonin e ardhshëm.
Kjo ka bërë që rivalet e tyre, Napoli të nis përpjekjet për transferimin e mesfushorit gjatë verës.
Mediat në Itali raportojnë se Napoli po punon në transferimin e Kessie dhe është i gatshëm të paguaj rreth 30 milionë euro për blerjen e tij, përcjell ORAinfo.
Kujtojmë që Kessie është blerë nga Atalanta për 32 milionë euro. Napoli duket se është i gatshëm të paguaj një shumë të përafërt për mesfushorin e njohur.
Interesim për të kanë shprehur edhe klubet e Premierligës angleze, Napoli dhe Newcastle. /ORAinfo/