Skuadra e Napolit ka hyrë në garë për yllin e Real Madridit.
Napoli i është bashkuar garës se shumë klubeve që interesohen për shërbimet e Sergio Reguilon, mbrojtësi i majtë i krahut që është në pronësi të Real Madridit por që për momentin është në huazim në Sevilla
23 vjeçari shënoi në 1/8 e finales kundër Romës këtë javë, e ku Sevilla fitoi me rezultat 2-0.
Kjo arrin në tre gola dhe katër asiste në 34 ndeshje që bëri ai në të gjitha garat sivjet.
Lojtari i krahut, që luan edhe në role të avancuara se fundi është kërkuar edhe nga Napoli që ka bërë hapin e parë drejt tij.
Ka shumë garë për këtë lojtar pasi që për të po interesohen edhe disa skuadra të Premier Ligës, përfshirë Chelsean dhe Evertonin,.
Mbi të gjitha, Sevilla nuk e ka përjashtuar mundësinë për ta blerë lojtarin i cili është i huazuar tek ata në këtë sezon.