Abraham në “pole position” nesër largohet Osimhen.
Napoli mund të përshëndetet me Victor Osimhen në fund të këtij edicioni.
Presidenti napolitan, Aurelio de Laurentiis, mendon ta largoj nigerianin për të mbushur arkat e klubit.
Interesim për top sulmuesin nga Nigeria kanë shfaqur Manchester United dhe Bayern Munchen.
E në rast se Osimhen largohet, Napoli do të hidhet pas sulmuesit Tammy Abraham.
Të preferuarit e tjerë për sulmin e napolitanëve janë Boniface i Saint-Gilloise dhe Hojlund i Atalantës.