Napoli shënon fitoren e radhës.
Napoli ka vazhduar me fitore në Serie A.
Ekipi i Amir Rrahmanit triumfoi sot 0:3 në udhëtim ndaj Spezias, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Zhegrova i zjarrtë sonte, pas golit tani asiston për Lille – Gazeta Express
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Kvaratskhelia kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 47-të kur u tregua i saktë nga penalltia.
Tutje, Osimhen realizoi dy gola, në minutat 68 dhe 73 për epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Napoli tani shkon në kuotën e 56 pikëve, 16 më shumë se Inter që sonte përballet me kampionin në fuqi, Milanin.
Në anën tjetër, Spezia mbetet në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 17-të.