Napoli ulë çmimin e Milik, lajmërohet skuadra italiane

23:10 | 12 September 2020

Napoli ka ulur çmimin e Arkadiusz Milik dhe Roma thuhet se gjithnjë e më afër transferimit të polakut.

Ka mbetur edhe një javë derisa të fillon sezoni 2020-21, por e ardhmja e polakut ende mbetet e paqartë.

Napoli dëshiron që të gjëj një zgjidhje për Milik, i cili, sipas Sky Sport Italia, ka vendosur që të largohet nga San Paolo.

Siç raporton Il Tempo sot Napoli shpreson që ta shet lojtarin për 25 milionë euro plus tre milionë euro bonuse kurse Juventusi po shikon sulmues të tjerë, duke lënë kështu Romën në një pozitë të favorshme pa e përfshirë Cengiz Underin në marrëveshje.

Raporti thotë se Roma do ta përfundojë shumë shpejt këtë blerje.

Komento: