Napoli e do me çdo kush yllin e Romës.
Objektivi i madh për mbrojtjen e Napolit është Kostas Manolas (i cili i shënoi Barcelonës golin e 3-të në Olimpico në vitin 2018-të, duke i eleminuar katalanasit), por në rast se bisedimet për grekun e Romës deshtojnë, atëherë skuadra italiane ka gati planin “B”.
Plani “B” i Napolit mban emrin e Nathan Ake. Ake është një mbrojtës holandez qe luan për Bournemouth në Angli dhe që ka qenë i ndjekur dhë më herët nga Napoli.
Kostoja e lojtarit vërtitet rreth 30 milionë euro, shumë që Napoli do e paguante me dy këste. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, Napoli do të shikojë me kujdes mbarëvajtjen e bisëdimeve për Manolasin përpara se të hidhet në sulm për holandezin e Bournemouth.