Naser Karpuzi 20 vjet në uniformë, rrëfen sfidat e luftës dhe paqes

21:29 | 12 June 2019

Dy dekata jetë, aq sa ka edhe çlirimi i Kosovës. Naser Karpuzi nga Lipjani, ia kushtoi 20 vjet uniformës.

Nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, e pastaj u bë pjestar i Policisë së Kosovës. Ai tregon rrugëtimin e tij gjatë këtyre viteve në shërbim“Iu kemi dalur në ndihmë popullatës. Qëllimi ynë kryesor dhe betimi ynë ka qenë çlirimi i vendit nga okupatori serb”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Naser Karpuzi.

Okupimi nga Serbia u bë i pa durushëm, kjo bëri që Karpuzi të mos rrijë duarkryq dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës.

Vendimin e Naserit e bekoi nëna e tij.

“Ishte brengosëse rënia e shokëve, por pritnim edhe rënien tonë. Kur kam vendosur të shkojë në luftë i kam thënë nënës: Nënë, kam vendosur të shkojë në luftë. Ajo më ka thënë: Në rregull biri im. Zoti të ndihmoftë ty dhe shokëve tjerë, sepse edhe ata janë bijtë e dikujt. Ajo nuk më ka thënë mos shko”, rrëfen Karpuzi.

Ai për RTV Dukagjini, tregon përjetimet e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Merr pakon IDEALE dhe komuniko PA LIMIT, për vetëm 4.99 Euro.
E SPONSORUAR
LEXO MË SHUMË
“Më kujtohet si sot. Ne ushtarë të UÇK-së nuk kemi pasur informacione të mjaftueshme për arsye se edhe teknologjia nuk ka qenë si është sot, por edhe kemi qenë në vija të frontit të luftës”, thotë ai, përcjell Telegrafi.

20 vjet pas çlirimit, për Naser Karpuzin, nuk është çdo gjë e mirë.

“Dallimet para njëzet viteve dhe tash mund të vërehen. Tani është liria. Liria e shprehjeve. Nuk kemi guxuar të kemi foto apo libër, mirëpo bota demokratike ka ecur para”, thotë ndër të tjera Naseri.

Ai më tej shtoi se dëshiron ta shohë Kosovën e zhvilluar dhe me prespektivë për të gjitha shtresat e sidomos për të rinjtë e vendit

Komento: