Naser Rafunan nuk do ta njihni, ja sidukej kur ishte 17 vjeç

10:30 | 12 Gusht 2020

Naser Rafuna kur ishte 17 vjeç, ndan një kujtim nga e kaluara.

Naser Rafuna vazhdon të jetë aktori më i dashur për të gjitha moshat. Me vullnet dhe përkushtim të madh ndaj punës, Rafuna arriti të bëhet një nga aktorët më të suksesshëm.

Aktori ndau një moment emocionues nga e kaluara, kur ishte vetëm 17 vjeç, pak para fillimit të studimeve në Fakultetin e Arteve.

Me një postim në Instagram ku aktori shfaqet me një stil më ndryshe sesa që jeni mësuar ta shihni, ai tregoi se si u shpëtoi forcave serbe.

“Ky ka qenë viti kur lexojsha me hy në provim pranues në Fakultetin e Arteve në Aktrim. Ka qenë koha kur isha fans i Deep Purple, AC/DC, The Doors por edhe i Tupac Shakur,The Prodigy, Nina Simone,pra koktell .

Si 17 vjeqar, e mbaj në mend ku afër ( mbrapa)Radios së Kosovës,pra kjo kohë,isha vet i dyti,më patën rrah policia serbe (1 me uniforme dhe 2 civil ) njeri nga ta fliste shqip fenomenal. Pa arsye, veq pse kaluam andej, tre shuplaka të fuqishme dhe një shkelm. Pastaj nga nje largesi i kemi shajtë,dhe na e kane drejtu automatikun e na kemi ik pas banesave dhe per kete gjuajtje pat shkru edhe gazeta ne ate kohe: “Bresheri Plumbash në Prishtinë në mes të ditës”.

Prej frikës,mos janë duke ardhë mbrapa,jemi fut në një hyrje banese pak me larg dmth te Komiteti dhe kemi pa emrin ne derë: Esat ( mbiemri sme kujtohet), kemi trokit ne dere,e hapi deren nje grua. Po na njekin policia e shkive i thamë,na pyti ku janë, i thamë te Radio Prishtina. Na futi brenda, u ulëm dhe i kishte dy fëmijë vajza. Na dha ujë dhe na tha,mos ua nin dhe na buzëqeshte që me na hjek frikën. Kemi bisedu me shtepi me telefon pa ju kallxu cka ka ndodhë. Me pas i erdh burri, ishte profesor. Kushtet llom, hangrem qorbe me patate, bukë të gatume e me djath feta, ne kuti letre qe blihej si djathi ma i lirë. Insistojshin me nejt aty ate nate po na,kur ra terri, i falemnderum dhe u larguam pasi qe ma dha ai burri nje setër, qe se paku mos me na majt në mend e u doksha si palaqo. Paramendo nje 17 vjeqar me seter te nje 50 vjeqari. Kjo foto, me kthej ne kete kujtese emocionale, pra fotot dhe ererat e parfumave me kujtojne kohen,momentin dhe njerezit. Prandaj,armiku eshte armik dhe me nje fjale: jemi rrit ne traume psikike e mendore prej tyre. P.S.: Ne Foto i pata imitu reagimet e kush me pat fotografu ( patem kesh kogja- Koha e Coronados e Lovisna haha. Perndryshe dikur, kshtu ishte moda e flokeve,spaku ne Kryeqytet).”, shkroi ai krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Naser Rafuna u lind më 4 maj 1980 në Prishtinë.

Ai ka diplomuar në Akedeminë e Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2003 nën drejtimin e profesorit të ndjerë, Faruk Begolli. Ka luajtur në filma, teatër dhe seriale televizive dhe në skeqe humoristike sikurse në grupin humoristik “Ujqit” me aktorët si Adhurim Demi, Sabri Fejzullahu, Rrahman Fetahu, Shpetim Kastrati, Avni Hoti.
Aktualisht luan në serialin “Çka ka shpija”.

Komento: