Nasim Haradinaj mbështet hapur AAK-në për zgjedhjet e 7 qershorit: Përherë me çlirimtarët

12:45 | 20 Maj 2026
nasim-haradinaj-mbeshtet-hapur-aak-ne-per-zgjedhjet-e-7-qershorit:-perhere-me-clirimtaret

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit mund të jenë ndër më të rëndësishmet në historinë e pasluftës.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha publikisht se më 7 qershor do ta mbështesë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai tha se AAK, si subjekt politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas tij, ka qenë një zë i fuqishëm opozitar.

“Ka qëndruar përballë çdo qeverie me argumente të forta, por njëkohësisht ka treguar konstruktivitet kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit tonë. Aleanca, e edhe Ramushi me shokë i duhet Parlamentit të Republikës së Kosovës. Prezenca e këtij subjekti politik është garanci për vendin, për lirinë dhe për shtetin tonë”.

“Si subjekt parlamentar janë dëshmuar se dinë të bëjnë dallimin kur duhet të jenë të ashpër dhe të palëkundur ndaj agjendave kundër shtetit, por edhe kur duhet maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare. Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë dëshmuar veten në kohët më të vështira dhe që nuk janë lëkundur kurrë përballë sfidave të shtetit. Përherë dhe gjithmonë me gjithë çlirimtarët dhe ndërtuesit e mbrojtësit e shtetit e kombit!”, ka shkruar ai.

Komento: