Nasim Haradinaj, përmend emrin edhe të Xhavit Halitit e Rexhep Selimit, si të akuzuar potencialë nga dosjet e Speciales

12:10 | 22 Shtator 2020

Krerët e OVL të UÇK-së në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të publikojnë këto dosje që u kanë arritur pak më parë, duke përmendur figurat kyçë të UÇK-së e që janë përmendur në këto aktakuza potenciale që mund të ngriten.

Nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj, tha se në këto dosje, shihet se janë pesë aktakuza potenciale ku përmendet emir i Azem Sylës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai ka thënë se përmenden edhe të dhënat e shumë njerëzve në këto dosje.

Ai ka thënë se të gjithë së bashku duhet ta kryejmë një detyrë dhe qëllimi është që të mos mbulojmë asnjë krime, por kemi detyrë të mbrojmë për atë se kjo gjykatë po na dëshmon se është ngritur mbi baza të shpifje dhe të aparatit të Millosheviqit.

Komento: