Nasim Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet që s’është Kosova

11:04 | 18 November 2022

Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet që s’është Kosova.

Prokuroria e Specializuar e ka refuzuar kërkesën e Nasim Haradinajt që ai të kryejë një vizitë në një shtet tjetër për arsye shëndetësore.

Sipas prokurorisë, mbrojtja e Haradinajt nuk ka paraqitur asnjë informacion që vërteton gjendjen shëndetësore të pretenduar ose ashpërsinë e saj, ku një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë mbrojtja e Haradinajt.

“Urgjenca e pretenduar nuk mund të shërbejë si justifikim për lehtësimin e kërkuar, dhe pavarësisht premtimit se një mjek do të konfirmonte prognozën brenda 24 orëve prej momentit të Kërkesës, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar asnjë informacion mbështetës për më shumë se një javë nga paraqitja”, ka thënë Prokuroria, njofton Klankosova.

Tutje, sipas prokurorisë, një pikë tjetër e qartë që tregon dallimin ndërmjet kësaj kërkese dhe vizitave të mëparshme është fakti se Haradinaj mëton të udhëtojë drejt një vendi që nuk është Kosova.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë leje të operojnë në [E REDAKTUAR] ashtu sikur mund të veprojnë në Kosovë sepse shtetet e treta nuk janë të obliguara të bashkëpunojnë njësoj si Kosova. Nuk ka asnjë indikacion se autoritetet e [E REDAKTUAR] do ta mundësonin vizitën e kërkuar duke siguruar masën e paraburgimit për Haradinajn dhe thjeshtë nuk është e mundur që kjo të aranzhohet (rregullohet) në mënyrë urgjente”, është shprehur prokuroria.

Komento: