Musar presidentja e parë grua në Slloveni.
Natasa Pirc Musar, një avokate dhe ish-prezantuese televizive fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe do të bëhet presidentja e parë femër e vendit alpin, tregoi rezultati paraprak, ka raportuar Reuters.
Pirc Musar fitoi 53.87 për qind të votave në balotazh, ndërsa politikani rival i saj i djathtë dhe ish-ministri i Jashtëm Andze Logar fitoi 46.13 për qind, treguan të dhënat e komisionit zgjedhor bazuar në 77 për qind të votave të numëruara.
Sllovenia të dielën ka zhvilluar zgjedhjet parlamentare.