“NATO, BE dhe vendet anëtare janë të bashkuara”, udhëheqësit e G7 paralajmërojnë masa ndaj Putinit

18:26 | 24 Shkurt 2022

Në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, udhëheqësit e G7 thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifilluar luftën në kontinentin evropian”. Nga G7 thanë se ata qëndojnë të bashkuar me NATO’n, BE’ne dhe vendet anëtare dhe se do të vendosin për veprimet e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar, raporton CNN, përcjell Gazeta Express.

“Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan udhëheqësit.

“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.

“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”

Takimi i G7 përfundoi pas pak më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, nga ora 9:17 e mëngjesit deri në 10:27 të mëngjesit ET.

Pjesëmarrës në takim, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin: Presidenti Biden, kancelari Olaf Scholz i Gjermanisë, kryeministri Justin Trudeau i Kanadasë, Presidenti Emmanuel Macron i Francës, Kryeministri Mario Draghi i Italisë, Kryeministri Kishida Fumio i Japonisë, Kryeministri Boris Johnson të Mbretërisë së Bashkuar, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Komento: