NATO, Putin, mineralet: Çfarë i tha Ruttes-Trump në takim

08:08 | 14 March 2025
nato,-putin,-mineralet:-cfare-i-tha-ruttes-trump-ne-takim

Presidenti i SHBA Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.

Në vendin e njëjtë ku pati një takim shpërthyes me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, këtë herë, Trump ishte shumë më i përzemërt.

Por, çfarë u tha në këtë takim?

Trump tha se do t’i pëlqente të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe ai shpreson se Rusia “do të bëjë gjënë e duhur” dhe do të pajtohet me armëpushimin e propozuar 30-ditor.

Ndërsa Putin më herët tha se ishte në favor të marrëveshjes, Trump tha se deklarata e presidentit rus në konferencën e tij për shtyp në Moskë ishte “e paplotë”.

Trump u tha gazetarëve se ai tashmë ka diskutuar specifikat me Ukrainën, duke përfshirë tokën dhe një termocentral “të madh”, por nuk përmendi se ku po fliste.

Megjithatë, për temën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Trump tha se “të gjithë e dinë se cila është përgjigja për këtë”.

Dhe për marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën, e cila do të shohë SHBA-në të marrë një pjesë të mineraleve të tyre të tokës së rrallë, Trump thotë se ai nuk po e bën këtë vetëm për të marrë diçka në këmbim të kostos financiare të luftës në SHBA, por për të “ndaluar luftën”.

Kurse Rutte kërkoi të diskutojnë për fuqizimin e mbrojtjes, me prodhimi të armatimit

”Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm, as në SHBA, as në Evropë, dhe jemi mbrapa kur krahasohesh me rusët dhe kinezët, dhe ke një bazë të madhe industriale të mbrojtjes. Evropianët blejnë katër herë më shumë këtu sesa anasjelltas, gjë që është mirë, sepse ju keni një industri të fortë të mbrojtjes, por ne duhet të bëjmë më shumë atje për t’u siguruar që të rrisim prodhimin dhe të shkatërrojmë burokracinë”.

Komento:
loading