Njohja e pavarësisë së rajoneve speratiste nga Rusia, vjen reagimi i NATO-s.
NATO ka reaguar pasi që Rusia vendosi të njohë dy rajone seperatiste të Ukrainës si shtete të pavarura.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se dënon vendimin e Putinit për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut.
“Moska vazhdon të nxisë konflikt në Ukrainën lindore duke i dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake seperatistëve. Ky është gjithashtu një pretekst për ta pushtuar sërish Ukrainën”, theksoi Stoltenberg.
Ndryshe, Rusia ka njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, dy rajone në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave kontrollohet nga forca pro-ruse të përkrahura nga shteti rus.