NATO: Vizita e Stoltenberg në Ballkanin Perëndimor ndodhi për të treguar riafirmimin për paqe e stabilitet

15:34 | 24 Nëntor 2023
nato:-vizita-e-stoltenberg-ne-ballkanin-perendimor-ndodhi-per-te-treguar-riafirmimin-per-paqe-e-stabilitet

Faqja zyrtare e NATO-s në platformën “X” ka publikuar një video përmbledhëse të turneut ballkanik të Sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vizitoi edhe Kosovën.

Kjo vizitë e Stoltenberg, sipas NATO-s është bërë për të treguar përkushtimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi Ballkanin Perëndimor, duke riafirmuar përkushtimin e NATO-s për ta mbajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos./Front Online

Komento: