Navas “shokon” Realin me deklaratën e fundit

17:33 | 04 Dhjetor 2019

Portieri i Paris Saint Germain, Keylor Navas diskutoi sot përvojat e tij në Real Madrid dhe punën e tij me trajnerin Zinedine Zidane në një intervistë për median spanjolle El Chiringuito.

Ai ka thënë se Real është e shkuara e tij, derisa tash mendon vetëm për të ardhmen, përcjell ORAinfo.

“Ka mbaruar për mua. Unë përpiqem të mbaj gjërat pozitive, kam pasur një përvojë shumë të mirë, Zidane më ka mbrojtur shumë herë dhe jam mirënjohës ndaj tij. Ka gjëra që nuk i dini pse ndodhin, por ato i bëjnë. Unë nuk mendoj për atë që gabova në Real Madrid, ka ardhur një klub që ka vendosur besimin tek unë dhe unë kam shkuar “, ka thënë Navas.

32-vjeçari fitoi tre tituj të Champions League me gjigandët spanjollë, përpara se të shitej në skuadrën franceze Paris Saint Germain në shtator, duke u bashkuar në një marrëveshje katër vjeçare. /ORAinfo/

Komento: