Moti sot në Kosovë do të jetë i ndryshueshëm dhe me mundësi reshje shiu.
Po ashtu edhe Festa e Vitit të Ri do të jetë pa borë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.
Sipas institutit, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.
Mot i ngjashëm do të jetë edhe deri në fund të javës tjetër, kur pritet të ketë rënie të temperaturave dhe reshje bore.