Nazim Bllaca ka vdekur, e kumton avokati i Veselit

18:31 | 20 Maj 2022

Nazim Bllaca ka vdekur.

I shumë komentuari Nazim Bllaca, i cili thuhet se ishte agjent i BIA-s serbe nga viti 1997, i cili për dy vite u përgjua nga organet e hetuesisë për shkak të shantazhit që ushtronte mbi biznesmenë ka vdekur.

Lajmin e ka kumtuar Ben Emerson, avokati i Kadri Veselit, gjatë seancës së sotme
“Ka pasur një dëshmitar që ka pasur lidhje me Serbinë, Nazim Bllaca, e i cili ka vdekur”, ka thënë Emmerson.

Nazim Bllaca, njëri nga njerëzit më të përfolur në Kosovë si dëshmitar i disa proceseve gjyqësore në Kosovën e pasluftës, është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Komento: