Ndahen 10.5 milionë euro për projekte në komuna

10:09 | 14 Gusht 2022

Komunat e Kosovës kanë marrë një lajm të mirë.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka bërë të ditur se kjo ministri së bashku me donatorët kanë ndarë 10.5 milionë euro për projekte në komuna.

Sipas njoftimit, gjithsej janë nënshkruar 65 marrëveshje me komunat.

“Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave. Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.
Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA

Qeveria që investon dhe mbështet Komunat

14 gusht 2022, Prishtinë

MAPL dhe donatorët kanë ndarë 10.5 milion për projekte në Komuna;

Janë nënshkruar 65 marrëveshje me Komunat.

Për të qenë sa më transparent dhe bashkëpunues, procedurat e prokurimit dhe realizimit të këtyre projekteve u janë besuar Komunave.

Në momentin që projektet realizohen në teren nga Komunat, MAPL kryen pagesat dhe njëkohësisht edhe shpenzimin e buxhetit.

Komento: