Ndahen 300 mijë euro për ata që do të udhëheqin dialogun me Serbinë

15:26 | 24 Dhjetor 2018

Qeveria e Kosovës, ka ndarë një shumë të caktuar për ekipin që do të bëjnë dialog me Serbinë.

300 mijë euro janë ndarë sot nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë. Ky vendim erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun.

Ndryshe pak minuta më parë Qeveria ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Pjesë e këtij delegacioni shtetërorë janë edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Komento: