Ndahen 5 milionë për familjet në nevojë, Kurti: Duam që dimrin ta kalojnë sa me lehtë

10:24 | 06 Dhjetor 2023
ndahen-5-milione-per-familjet-ne-nevoje,-kurti:-duam-qe-dimrin-ta-kalojne-sa-me-lehte

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në prezantimin e masës 1.2 për subvencionimin e familjeve me asistencë sociale.

Ai ka thënë se kjo po bëhet që dora e shtetit të ndihet tek ata që kanë më së tepërmi nevojë.

“Masa ka në qendër grupet më të cenueshme të shoqërisë”, është shprehur Kurti.

“Me 5 milionë euro mundësohet subvencionimi i lëndës djegëse për ngrohje në mënyrë që dimri të kalohet sa më lehtë”, ka shtuar ai.

Ndër të tjera Kurti ka përmendur se kujdesi ndaj qytetarit është shtyllë qendrore e programit të tyre qeverisës.

Komento: