Ndahen mbi 1.7 milionë euro për uniformat e bendit muzikor të FSK-së

19:38 | 09 January 2025
ndahen-mbi-1.7-milione-euro-per-uniformat-e-bendit-muzikor-te-fsk-se

Bendi muzikor i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset shumë shpejt me uniforma unike. Kjo pas një kërkese të Ministrisë së Mbrojtjes për furnizim me uniforma pune dhe ceremoniale për këtë grup, i cili është pjesë e aktiviteteve dhe misioneve të FSK-së.

Për realizimin e këtij tenderi, ministria e udhëhequr nga Ejup Maqedonci ka ndarë një shumë të konsiderueshme prej 1,735,699.00 euro, shkruan IndeksOnline.

Në njoftimin e lëshuar nga E-Prokurimi, janë specifikuar detajet e furnizimit.

Autoriteti Kontraktor i Ministrisë së Mbrojtjes (AK i MM) ka për qëllim lidhjen e një kontrate me një Ofertues Ekonomik (OE), i cili do të ketë kapacitetin për të realizuar furnizimin me uniforma pune, ceremoniale dhe për bendin muzikor të FSK-së. Furnizimi duhet të bëhet në përputhje me specifikimet teknike dhe Termat e Referencës (TeR), të përcaktuara në dosjen e tenderit.

Qëllimi i këtij furnizimi është ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit të FSK-së në kryerjen e detyrave të saj, në përputhje me misionin dhe nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky proces është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e funksionalitetit dhe gatishmërisë operacionale të FSK-së, duke kontribuar në realizimin e misioneve të saj.

Komento: