Ndahen mbi 3 milionë euro që Policinë e Kosovës të fuqizohet me armë dhe autoblinda të reja

10:30 | 13 January 2023

3 milionë euro që Policinë e Kosovës, do të fuqizohen me armë dhe autoblinda të reja.

Mbi 3 milionë euro janë ndarë nga buxheti i Kosovës për këtë vit për blerjen e armëve dhe automjeteve të blinduara për Policinë e Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara në Ligjin nr. 08/l-193, mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës sё Kosovës pёr vitin 2023, për automjete të blinduara dhe automjete të veçanta janë ndarë 1.800,000 euro.

Ndërsa për armë dhe pajisje speciale të policisë janë ndarë 1.450,000 euro.

Gati vlerë e njëjtë është vlerësuar të ndahen edhe për vitin e ardhshëm.

Rikujtojmë se policia aktualisht posedon një numër të madh të autoblindave dhe armëve të modeleve të fundit të cilat përdoren për kryerjen e detyrave zyrtare.

Komento: