Ferdi Merter apo si e njohim ne “Sefa Kervancıoğlu”, është ndar nga jeta në moshën 79 vjeçare
Është ndar nga jeta në moshën 79 vjeçare, aktori i njohur turk, Ferdi Merter.
Aktori turk i cili njihej për rolet e tij të shumta në serialet turke, ku në Kosovë u bë i njohur me rolin e tij të “Sefa Kervancıoğlu”, në serialin “Jetë e hidhur”.
Ai ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që e ka pasur në shtëpinë e tij në muajin shkurt të këtij viti
Siç duket, shëndeti i aktorit nga ajo kohë nuk patë asnjë përmismim.
Madje, në muajin gusht është kërkuar edhe gjak për të, por, gjendja e tij javën e fundit ishte përkeqësuar shumë.
Ndryshe, “Jetë e hidhur” ishte seriali që mblodhi shumë kosovarë pas vetes vetëm për shkak se aty u përmend Kosova. Aktorët e këtij seriali vazhdojnë ende të jenë të njohur për publikun kosovar./21Media