Ish kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, është ndarë sot nga jeta, në moshën 82-vjeçare
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familja e tij, teksa akoma nuk i kanë bërë të ditur detajet e ceremonisë mortore.
Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Supremes, Fejzullah Rexhepi, në emër të tij dhe të gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Haxhimusa në fund të vitit 1969 ishte zgjedhur Kryetar në Gjykatën Komunale në Ferizaj deri në vitin 1979
Ndërsa në vitin 1979 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, ku punoi deri në vitin 1981.
Pas vitit 1981, Rexhep Haxhimusa bëri një shkëputje nga gjyqësori duke u orientuar në pozita të qeverisjes lokale.
Kurse pas janarit të vitit 1990 deri më 1999 ushtroi profesionin e avokatit, kurse më 15 shtator të vitit 1999 e mori detyrën si Kryetar i Gjykatës Supreme.