Një figurë e njohur që ishte dorë e djathtë i Ibrahim Rugovës, ka ndërruar jetë.
Ka ndërruar jetë profesori universitar dhe ish-sekretari i zyrës së Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, Mujë Ukaj.
Kjo gjë u bë e ditur nga deputeti i LDK-së, Naser Rugova.
“Sot kaloj në botën e amshueshme veprimtari, intelektuali, ish sekretari i zyrës së Presidentit Rugova, Prof. Dr.Mujë Ukaj. Pusho i qetë miku im!”, shkroi Naser Rugova.
Ukaj ishte nga fshati Zallq i komunës së Istogut dhe me profesion ishte profesor në Fakultetin Juridik.